Legjenda e filmit francez, Jean-Louis Trintignant ka vdekur në moshën 91 vjeçare.
Ikona e ekranit ndërroi jetë i rrethuar nga familja pas një beteje tre vjeçare me kancerin në mushkëri, konfirmoi gruaja e tij.
Presidenti Emmanuel Macron e quajti Trintignant “një talent dhe zë i mrekullueshëm artistik”.
Trintignant luajti me Brigette Bardot në paraqitjen e tij të parë në film më shumë se 65 vjet më parë.
Trintignant, luajti në 31 filma nga viti 1966 -1974, duke fituar vlerësime. Një sërë rolesh kryesore në filmat midis fundit të 1960 dhe mesit të 1970 e bënëTintignant një nga yjet më të njohur në Evropë.
Ai njihet më së shumti për rolet, përfshirë “A Man and a Woman,” “My Night at Maud’s,” “The Conformist,” “Three Colors: Red” dhe “Amour.” Në vitin 1969, Trintignant u nderua me çmimin e Kanës për aktorin më të mirë për thrillerin politik “Z”, drejtuar nga regjisori Costa-Gavras.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.