×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas përfundimit të Big-ut përplasen keq Nita me Bledi Manen

    Reporteri
    08 Maj 2023 | 16:04

    Dy ish-konkurrentët e shtëpisë më të famshme “Big Brother Vip Albania 2”, Nita Latifi dhe Bledi Mane duket se raportin e mirë shoqëror e kanë lënë brenda shtëpisë. 

    E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja komentoi një deklaratë të bujshme të gazetarit për vajzat e Kosovës.

    Ish-banorja është shprehur tepër e zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa ka thënë se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së BB VIP. Madje Nita shtoi se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.

    Pjesë nga debati:

    Nita: Jashtë ishin gjërat ndryshe. Nuk kisha ditur shumë gjëra

    Ervin Kurti: Ju pashë në korridor dhe pyeta Bledin ‘a i ke punët mirë me Nitën’ dhe tha ‘mirë’. Pashë një lloj ftohje me Bledin

    Nita: Ftohje? Bllok edhe me Bledin. Se kam dit që i ka sharrë çikat e Kosovës. Ka thënë çikat kosovare sa të hapin gojën, domethënë aty mbaron puna.

    Bledi: Ju nuk shkoni tek origjina e lajmit por e përcillni gojë më gojë

    Nita: Po hajde ti shkojmë tek origjina. Si ka mundësi që njerëzit atje jashtë nuk po të duan fare. Si ka mundësi që afron një person që i shan vajzat shqiptare të Kosovës.

    Bledi: Deklaratat e mia kanë qenë për kuzhinën me Milaimin, kam thënë në Kosovë nuk përdorni vaj ulliri. E dyta, në një intervistë kam thënë se ka vajza nga Kosova që fonetika e tyre tingëllon mashkullore. Nuk është ofendim, është konstatim.

    Nita: Dyshoj që ky kur ka hyrë në atë shtëpi, shoqërinë që ka pasur me mua, gjë që e ka thënë ndryshe këtu jashtë. Ka postuar foto të dasmës, ‘unë po të pres’. Duhet me pasur kujdes me këto se njerëzit jashtë i keqkuptojnë. Ka përfituar prej asaj gjëje, ndoshta për të fituar një farë pëlqimi nga kosovarët

    Bledi: “Instagram”-i im nëse ka dalë dasma, dasma në thonjëza se ishte artistike, mos ki merak se nuk të marr për grua

    Nita: Çiftin tënd nuk e shoh

    Bledi: Nuk kam ngelur unë të martohemi bashkë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!