Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Disa ditë më parë Robert Berisha konfirmoi ndarjen nga Nora Istrefi pas plot 13 vjetësh lidhjeje.
Berisha u shpreh se dashuria mes tyre kishte mbaruar, por që kjo nuk do të thotë se do bëhen armiq, pasi sipas tij ata do jenë shokë deri në fund të jetës.
Teksa ky lajm ka pushtuar mediat ditëve të fundit, vetë Nora nuk kishte bërë asnjë reagim.
Mirëpo sot është bërë e gjallë duke postuar në InstaStory një foto. Nora ka postuar një foto nga aeroporti i Prishtinës, gjersa nuk dihet nëse ka ndonjë koncert apo është nisur drejt ndonjë destinacioni turistik për të pushuar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.