×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas ribashkimit, Bora dhe Donaldi gati për filmin e tyre të parë

    Reporteri
    01 Nëntor 2022 | 21:53

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të komentuar të vitit të fundit.
    Pas ribashkimit, dyshja u përfolën se do të bashkëprezantonin “Dancing With The Stars”, mirëpo nuk rezultoi kështu.

    Së fundmi po përflitet diçka e re në lidhje me çiftin më të përfolur.

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të xhirojnë së shpejti filmin e tyre të parë së bashku.

    Në emisionin e tyre dikur “Treshat” dyshja kanë realizuar një sërë skeçesh së bashku, ky do të jetë projekti i tyre i parë kinematografik me metrazh të gjatë. Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më.

    Ata kanë morën një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë. Pas shumë muajsh, Bora dhe Donaldi nisën të ndiqeshin sërish në Instagram dhe ky veprim u mor gjithashtu si konfirmim i romancës.

    Por vetë Bora vendosi të thojë fjalën e saj, duke postuar foton e parë krah aktorit në rrjetet sociale.

    Së fundmi ata surpizohen nga fansat me dhurata nga më të ndryshmet. /kryefjala

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!