Rreth dy ditë më parë, trashëgimtarja e Top Channel-it, Sara Hoxha njoftoi se ishte infektuar me Koronavirus gjatë një udhëtimi në Dhërmi. Ajo tregoi se tani ndihet më mirë, por akoma nuk e ka marrë veten plotësisht.
Pas saj, një deklaratë e Lori Hoxhës ka ngritur dyshimet se dhe ajo mund ta ketë kaluar Koronavirusin. Blogerja ka udhëtuar së fundmi drejt Britanisë dhe nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.
Krahas një fotoje ku shihet me maskë, ajo ka shkruar: “Pjesa më e mirë e imunitetit është të mos frikësohesh nga aeroportet apo hapësirat publike”.
Kur trupi i njeriut ka imunitet, atëherë mund t’iu rezistojë pothuajse të gjithë organizmave dhe toksineve të huaja, të cilat tentojnë të dëmtojnë indet apo organet. Në këtë rast mund të luftojë dhe kundër virusit, por siç tashmë dihet edhe nëse një trup e kalon Koronavirusin, ai mund të infektohet sërish nëse nuk tregon kujdes. Sidoqoftë, nuk dihet si qëndron e vërteta e deklaratës së Lorit, prandaj mbetet të presim për nje reagim më konkret nga ajo.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.