Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses operacionin në krah pas lëndimit që pësoi mbrëmë duke luajtur me banorët në Big Brother VIP.
Ka qenë blogeri Olti Curri ai i cili ka bërë të ditur se Einxhel ka përfunduar operacionin dhe se çdo gjë ka shkuar mirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Njoftohem nga stafi i Hygeia që Einxhel sapo e mbaroi operacionin, është zgjuar dhe shkoi çdo gjë shumë mirë. Tani po e sistemojnë në dhomë”, ka shkruar Olti Curri.
Reagimet për këtë lëndimet të Einxhelit kanë qenë të shumta në rrjete sociale, derisa një pjesë e madhe e ish banorëve i kanë uruar shërim të shpejtë.
Theksojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel do ta vazhdojë lojën apo do ta përfundoj me kaq aventurën e saj në Big Brother VIP./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.