Dita e së mërkurës nuk ka nisur mirë për aktoren Olta Gixhari.
Ajo ka shpërfaqur një gjendje të rënduar emocionale, një ditë pasi mori një video-mesazh nga djali i saj, Amar.
Në mëngjes, Gixhari ka shpërthyer në lot duke u shprehur se nuk e di nëse është në gjendje që ta vazhdojë më tutje garën.
“Nuk e di a dua të vazhdoj më”, ka thënë mes të tjerash aktorja e njohur.
Kjo gjendje e saj vjen për shkak edhe të disa prej banorëve të tjerë, për të cilët ajo është shprehur se ia kanë arritur qëllimit që ta nxjerrin nga vetja.
Që nga nisja e Big Brother VIP Albania, Olta njihet si një prej banoreve më të forta dhe të zhurmshme të edicionit të dytë të këtij formati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.