Këngëtari kosovar i grupit “Aurora”, Nazmi Sfishta, i njohur me nofkën “Nazi”, ditë më parë ka deklaruar se është i dërguari i Allahut.
E për këtë deklaratë është pyetur në Frontal në T7, Osman Musliu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë së Islamit në Drenas.
Pasi ka dëgjuar deklaratën e Nazit, hoxhë Musliu tha se këngëtari Nazi ia ka uruar sot Bajramin dhe ky ia ka kthyer mesazhin, teksa shton se nuk e njeh personalisht dhe nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e tij.
“Sot ma ka uruar Bajramin dhe ja kam kthyer, s’e shoh si të dërguar të Allahut…Nuk e komentoj…Të dërguarit e Allahut kanë përfunduar me Muhamedin. Shoqëritë konspirative dhe njerëzit kosnpirativë se di, nuk e njoh këtë personin mbiemrin e ka Sfishta ma ka uru Bajramin dhe ja kam kthy urimin”, u shpreh Musliu.
Tutje, Nazi ishte shprehur në një emision televiziv: Unë jam i dërguari i Allahut, kam knaqësi që Zoti e di që kjo është e vërtetë.
“Pasha Allahun, unë jam i dërguari i Allahut, vetëm keni durim”, u shpreh ndër të tjera anëtari i bendit “Aurora”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.