×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasardhësi i Gjergj Kastriotit mbështet peticionin që një serial për Skënderbeun të shfaqet në “Netflix”

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 15:12

    Ka nisur peticioni për shfaqjen e një seriali për Skënderbeun në “Netflix”.

    Petcioni i cili tashmë ka arritur të marrë mbi 3 mijë nënshkrime po mbështetet edhe nga Loris Castriota Skanderbeg, i cili pretendon të jetë pasardhësi i Gjergj Kastriotit, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook ai ka shkruar se do ishte bukur ta shihnim një serial për heroin e madh, për të cilin deri tani asgjë konkrete nuk është bërë, ani pse është përfolur edhe për filma rreth tij.

    “Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh heroizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij. Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur”, ka shkruar Loris Castriota Skanderbeg në llogarinë e tij në Facebook.

    Për t’u bërë pjesë e këtij peticioni, atëherë ju mund të klikoni në linkun KËTU

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!