Modelja, Kejvina Kthella ka qenë këto ditë për pushime në Bodrum të Turqisë, që është përfshirë në një situatë shumë të vështirë.
Papritur vendi u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar ndonjë situate tragjike. Fatkeqësisht flakët ju kanë marrë jetën disa personave dhe të tjerë pushues janë evakuuar nga resortet në të cilat po qëndronin.
Po ashtu në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën. Këngëtarja i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohëstë informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin e Kejvinës.
Në një video të publikuar nga Jelena, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë. Kjo është hera e parë që zbulohet identiteti i të dashurit të modeles, sepse këto kohë ajo është munduar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.