×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi ia goditi veturën dhe u largua, Sara poston letrën me mesazhin e sinqertë që ia la autori

    Reporteri
    05 Gusht 2023 | 13:07

    Blogerja e njohur, Sarah Berisha ka treguar për ndjekësit e saj në Instagram një ngjarje që i ka ndodhur së fundmi. Ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku tregon se dikush i kishte goditur veturën dhe ishte larguar.

    Por shoferi i veturës tjetër edhe pse ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ishte kujdesur që t’i linte një shënim Sarah. I tregonte se ngjarja kishte ndodhur pa dashje si dhe i kishte lënë emrin dhe numrin e kontaktit.

    “Përshëndetje, unë jam… Pa dashje e kam lënduar makinën, kërkoj shumë ndjesë. Numri kontaktues…”, është shënimi që personi i ka lënë Sarah në makinë.

    Blogerja i ka fshirë emrin dhe numrin e telefonit të personit në fjalë, ndërkohë bashkëngjitur me postimin ajo shkruan:

    “Ka akoma njerëz të mirë”, duke e shoqëruar me 3 emoji, një të zemrës, të syrit dhe hudhrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!