Pas ndarjes së bujshme me aktoren e humorit, Rudina Dembacajn duket se ish-bashkëshorti i saj ka nisur një lidhje të re dashurie.
Së fundi, Aleksandër Varfaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto mjaft romantike ku shihet së bashku me një vajzë e cila i dhuron puthje.
Këtë postim, ai e ka shoqëruar me një emoji zemër, duke treguar se bëhet fjalë për një person të afërt që i ka vjedhur zemrën.
Nga ana tjetër, Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj, Aleksandrin. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.