Pasi u përfol gjerë e gjatë tradhtia nga ana e Alvisës si arsye për ndarje, ka reaguar kjo e fundit.
Në Instagram ajo ka bërë një postim ku e ka mohuar një gjë të tillë.
“Për klikime, për audiencë, për vëmendje apo për të prish imazhin tim. Disa njerëz të shpifur që nuk kanë shpirt. Siç e keni parë të gjithë jam rikthyer në emision për këtë djalë dhe kam luftuar pafund për të. Nëse ato mashtrime do ishin të vërteta, nuk kisha arsye pse të kthehesha (audiencë kisha, famë po ashtu kështu që 0 mundësi). Jam rikthyer vetëm për atë dhe kam dashur që ajo njohje të finalizohesh, por jo gjithçka që duam bëhet. Pavarësisht çdo gjëje e vlerësoj shumë. S’kam për ta hedh kurrë poshtë, ashtu siç tha dhe ai. Koha do vërtetojë gjithçka. Zoti është lart. Situata e krijuar, nga kush, pse, hakmarrje? Do flasim me kohë”, ka shkruar ish-konkurrentja në “Instastory-n” e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.