Donald Veshaj ka publikuar sot këngën e tij, “Nuk je”, duke krijuar pikëpyetje në mendjet e fansave.
Ajo që vihet re janë komentet e shumta të cilat urojnë që kjo këngë të jetë një dedikim për Bora Zemanin.
Nuk dihet ende se për kë e ka artisti, ndërsa ka qenë në lidhje romantike me Bora Zemanin dhe më pas brenda Big Brother VIP me Beatrix Ramosajn.
Historia e dashurisë së Donald Veshaj me Bora Zemanin ka qenë kryefjala mediatike për shumë kohë, derisa aktori krijoi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj në Big Brother VIP, e cila mori fund shumë shpejt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.