Pamela Anderson, aktorja e “Baywatch”, ka akuzuar qeverinë britanike dhe ekuardoriane pas arrestimit të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange të enjten, duke e quajtur Donald Trump-in një “president toksik dhe frikacak”.
Anderson përmes disa postimeve në rrejtin social “Twitter” e ka quajtur Assasnge një “hero, raporton Reuters.
“Unë jam e shokuar”, ka thënë aktorja 51 vjeçare. “Si mund ta bëni këtë gjë Ekuador dhe ju Mbretëria e Bashkuar” ,ka thënë ajo duke shtuar se ata kanë nevojë për “devijim nga idiotësitë e Brexit”.
“Dhe SHBA? Ky President frikacak dhe toksik. Ti je egoist dhe mizor”, ka thënë Anderson.
Presidenti amerikan, Donald Trump, më herët ka thënë se nuk kishte asnjë koment për arrestimin e bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili po përballet me mundësinë e ekstradimit në Shtetet e Bashkuara për botimin e informatave sekrete zyrtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.