×
  • Show Time
  • Show Time

    Përfshihet nga flakët lokali i Noizyt në Durrës

    Reporteri
    11 Qershor 2023 | 15:42

    Lokali i reperit të njohur, Noizy është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Biznesi në pronësi të babait të reperit, Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit.

    Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet se zona e jashtme e lokalit është e mbuluar nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar edhe zonën përreth.

    Stafi i biznesit ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!