×
  • Show Time
  • Show Time

    Përfundon Big Brother VIP me fitues Ilir Shaqirin: Gjithçka që ndodhi në natën finale të spektaklit shumë të shikuar

    Reporteri
    19 Shkurt 2022 | 8:30

    Ka përfunduar spektakli i shumë shikuar nga shqiptarët, Big Brother VIP.

    Fituesi i këtij spektakli është shpallur Ilir Shaqiri, si banori më i votuar nga televotimi i javës, ku u dërguan mbi 400 mijë SMS.

    Katër ishin banorë VIP që i rezistuan deri në fund kësaj gare, e zhvilluar në më plot 136 ditë qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, përmes këtij shkrimi ju tregon për gjithçka që ndodhi në natën finale të spektaklit shumë të shikuar.

    Ilir Shaqiri u befasua nga bashkëshortja, ajo foli shqip

     

    Befasi tjetër për Ilirin ishte se ai u dërgua në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku kërceu “Valësin e Lumturisë “ me nënën e tij.

    Edhe për Donaldin u bën dy befasi. Ai vallëzoi me nënën e tij në Pallatin e Kongreseve.

    Kurse befasia e tjetër ishte takimi me Beatrix me të cilën është lidhur në Shtëpinë e Big Brother.

    Befasi kishte edhe për dy finalistet.

    Einxhel Shkira takoi babain e saj.

    Kurse Beniada u befasua nga farefisi i gjerë në finalen e Big Brother VIP të cilët hynë brenda shtëpisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!