Ditën e djeshme shpërtheu një tjetër skandal nga “Përputhen”.
Arjoni, një prej konkurrentëve postoi një foto nga shtrati i dhomës së gjumit me konkurrenten tjetër, Anën.
Ky zhvillim është thyerje e pastër e rregullave të produksionit të cilat penalizojnë edhe kontaktet përmes bisedave jashtë programit e lëre më të marrëdhënieve.
Për këtë arsye, puntata e sotme po pritet me interesim të madh për të parë se si do t’i përgjigjet produksioni këtij zhvillimi të paprecedent.
Sipas të gjitha gjasave, ajo do të përjashtohet.
Kjo lihet të kuptohet edhe në paralajmërimin e Top Channel.
“Nuk dihet vërtetësia e imazheve dhe gjithçka pritet të sqarohet në studio, ku nuk përjashtohet eliminimi i konkurrentëve të përfshirë” – shkruhet mes tjerash në shkrimin e publikuar online.
Ndryshe nga rasti i denoncuar nga Shqipja për Andin dhe Tean, këtë herë të paktën deri tash nuk ka një reagim nga autorja e emisionit e as nga protagonistja, Ana!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.