Modelja e njohur Arbenita Ismajli u bë shumë e famshme për publikun që pas lidhjes me reperin Fero.
Ajo ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj dhe shpesh herë është krahasuar me supermodelen e famshme Kendall Jenner.
Së fundmi, nëpërmjet disa postimeve Arbenita ka zbuluar që jo vetëm ajo frymëzohet nga modelja e huaj, por edhe Kendall nga Arbenita.
Modelja shqiptare ka publikuar një foto të vetën të bërë në maj ku shihet brenda një vaske, ndërsa në një postim tjetër ka publikuar një foto të Kendall të realizuar ditën e djeshme në po të njëjtin pozicion.
“11 orë më parë LoL”, ka shkruar Arbenita pranë fotos së Kendall duke treguar kështu që super modelja e ka kopjuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.