×
  • Show Time
  • Show Time

    Pique fotografohet me të dashurën e re në Paris

    Reporteri
    02 Tetor 2022 | 15:57

    Ai njoftoi ndarjen me Shakiran në qershor pas 11 vitesh së bashku mes raportimeve se e kishte tradhtuar yllin kolumbian.

    Dhe Gerard Pique duket se ka lëvizur me vendosmëri nga ish-lidhja e tij afatgjatë, pasi shijoi një ditë me të dashurën e re, Clara Chia Marti, 23-vjeçare, gjatë një pushimi romantik në Paris.

    Futbollisti 35-vjeçar dhe Clara po lëviznin me skuterë elektrikë në kryeqytetin francez.

    Dyshja dukeshin në humor të mrekullueshëm teksa lëviznin nëpër qytet me skuter.

    Futbollisti u shfaq me një xhaketë dhe pantallona gri si dhe mbante një shami në kokë e mes tjerash edhe syzet e diellit.

    E dashura e tij po ashtu zgjodhi një dukje të thjeshtë për këtë paraqitje, e veshur në të zeza e me syze.

    Futbollisti dhe studentja që punon në kompaninë e tij ‘Cosmos’ kanë shëtitur së bashku me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit.

    Ata u shfaqen të buzëqeshur vetëm disa javë pasi dolën publikisht me romancën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!