“Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“ – ka deklaruar Bledi në “E diell” para disa javësh.
Ndaj hyrja e tij u pa si një sulm i drejtpërdrejt ndaj Luizit. Dhe gazetari nuk ka humbur kohë pasi ka nisur menjëherë provokimet.
Në një bisedë me Luizin duke folur për nominimin Tea-Olta-Dea ai i tha: “Ke nuhatjen e një njeriu që i njeh bastet”. Më pas ai e provokon duke i thënë nëse ka ndonjë brengë që nuk fle dhe nëse pi alkool jashtë.
Sakaq, Luizi e ka kuptuar menjëherë situatën. Ai është shprehur se do e nxjerrë shumë shpejt. Jo vetëm ai por edhe banorët e tjerë si Maestro dhe Nita janë të mendimit se Bledi ka hyrë vetëm për Luizin.
Ky i fundit ka thënë se i vetmi limit që ka është Kiara dhe se nëse Bledi e prek aty, do “ta zhgarravis”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.