Babai i një nga banorëve të shtëpisë, Krtisit, Robert Aliaj ka folur së fundmi lidhur me historinë e djalit të tij Kristit, i cili ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother, me vajzën e Sabianit, Kejsin.
Deklaratat që Sabiani ka bërë së fundmi për marrëdhënien e të bijës me Kristin, Roberti i cilëson si anadollake dhe mesjetare, që një prind evropian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.
“T’i ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Evropë, se duan të impenjohen në EU. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë.
Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”, ka thënë ai.
Kristi gënjeu për të dashurën jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, reagon Sabiani
Ndërkohë, vlen të theksohet se Sabiani ka dalë kundër kësaj marrëdhënie. Pas puthjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme mes vajzës së tij dhe Kristit, Sabiani e ka hequr atë nga ndjekësit në Instagram si dhe ka fshirë çdo foto me të. /albeu.al