Pas lojës nga Frontera Medical Spa, një debat i ashpër u zhvillua mes Kristit dhe Nitën, pasi kjo e fundit nuk gjeti asnjë përgjigje të saktë, për pasojë nuk fitoi asnjë shumë monetare për ta shpenzuar në qëndrën estetike.
Në debatin mes tyre u përfshinë dhe banorët e tjerë, të cilët e cilësuan Kristin si kalama. Kristi i tha Nitës se ai e ndihmoi atë, madje ia tha tre herë përgjigjen.
Efi i tha Kristit se ai do vetëm veten e vet dhe askënd tjetër në shtëpi.
Teksa Efi po diskutonte me Kristin, Qetsori u shpreh se ende nuk e kupton se si ai arriti deri në këtë pikë të lojës.
Ky i fundit u shpreh se Kristi nuk do të ndihmoi askënd, ndërsa Efi për të ulur gjakrat, i tha Nitës se ajo do i japë zarfin e saj, që të bëjë trajtime te Frontera Medical Spa.
Kristi i tha Nitës se është shumë e shëmtuar fakti që ajo po kërkon ndihmë për këtë çështje, ndërsa ajo tha i Kristit se sa më shumë flet, aq më keq del.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.