×
  • Show Time
  • Show Time

    Po bëhet nënë, Gresa Behluli zbulon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 22:08

    Gresa Behluli dhe Lulzim Brahimi po bëhen prindër për herë të parë.


    Çifti do bëhen prindër të një djali, derisa tani këngëtarja po shijon muajin e tetë të shtatzënisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndonëse për një kohë të gjatë e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj, tani ajo ka sjellur pamje teksa bie në sy barku i rrumbullakosur i këngëtares.

    Kujtojmë se në vitin 2019 Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare me martesë.

    Në muzikë, projekti i saj i fundit është ai me titull “Numero Uno”, në klipin e të cilit zbuloi shtatzëninë, e që është bashkëpunim me motrën e saj, Besianën./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!