Ditë më parë Afërdita Demaku dha lajmin se nipi i saj ka pësuar atak kardiak dhe ka vdekur.
Këngëtarja gjithashtu bëri një postim mjaft prekës në llogarinë e saj në Instagram, derisa e përmendi se do i këndonte në dasmë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Postimi i plotë:
B., na kpute shpirtin?, engjulli jone!
Mendojsha me te kendu ne dasmen tende e kurre se menduam se po na ike e po na len te pikelluar tere jeten?????!
Jetofsh ne paqe, shpirti yt befte drite ?!
(Dr.Bledar Fadil Demaku , djali vellaut tim)
View this post on Instagram
Por, krahas fotografisë së Bledit që këngëtarja publikoi, gjithashtu ka bashkëngjitur edhe një video të një prej këngëve të saj.
Për këtë këngëtarja është kritikuar nga një ndjekëse e cila i ka thënë se si ia paska rezervu këtë këngë, e tradita jonë e do të vajtojmë por pa muzikë.
“E dhimbshme për djalin që iku nga kjo botë në lule të rinisë dhe Zoti e pastë pranë vetes. Po çuditem që i paske rezervu këngë moj qyqe sepse tradita jonë e do të vajtojmë, por pa muzikë”, shkruan ndjekësja.
E, pavarësisht dhimbjes që po përjeton Afërdita Demaku, ajo ka gjetur kohë t’i përgjigjet ndjekëses duke i thënë se nuk është duke ditur asgjë, e uron të mos i ndodh një gjë e tillë askujt, pasi sipas saj nuk do i shkonte në mendje të fyente askënd.
/Reporteri.net/