×
  • Show Time
  • Show Time

    Polica zvicerane ia ndërpret xhirimet Mozzikut

    Reporteri
    08 Shkurt 2022 | 14:26

    policia zvicerane ia ka ndërprerë xhirimet Mozzikut, gjë që është raportuar edhe në disa media të këtij shteti.

    Reperi kosovar Mozzik ditë e djeshme ka raportuar që edhe edicioni i lajmeve të mbrëmjes në Zvicër po flet për të, duke mos dhënë detaje tjera.

    Ndërsa reperi nuk është ndalur me kaq, ai përsëri ka publikuar imazhe nga ky incident.

    Në lajmet qendrore në Zvicër është raportuar që fatkeqësisht Mozzik, nuk ka mundur t’i finalizojë xhirimet për videoklipin e një kënge të re të albumit.

    Policia i ka ndërprere xhirimet duke kontrolluar veturat që ata posedonin gjatë xhirimeve, derisa detaje të tjera nuk dihen.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!