×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Portokalli’ mbetet edhe pa regjisor – Altin Basha braktisë Top Channel’in

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 15:51

    Pas 17 vitesh në ‘Portokalli’, regjisori Altin Basha do të largohet nga spektakli i humorit. Prej ditësh në media aludohej për largimin e tij në një tjetër televizion me të cilin kishte lidhur kontratë.


    Një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar nga regjisori, por konfirmohet nga burime për dritare.net.

    Ndërkohë mësohet se aktori i humorit Florian Binaj, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në spektakël, do të mbajë një peshë me rëndësi dhe mund t’i besohet (ose i është besuar) gjysmë-drejtimi i ‘Portokallisë’. Emri i tij ende nuk është konfirmuar.

    Gjatë verës u mësua se edhe Xhemi Shehu e Salsano Rrapi janë larguar nga spektakli dhe nuk dihet ende se kush do të jenë moderatorët e rinj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!