×
  • Show Time
  • Show Time

    Prekje, puthje, përqafime – Dua Lipa kapet mat në Madrid me aktorin e njohur

    Reporteri
    05 Qershor 2022 | 8:29

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është xhiruar së fundmi në një klub nate në Madrid nën shoqërinë e aktorit Aron Piper.

    Dyshja u panë në një video të publikuar në Twitter, duke u argëtuar me njëri-tjetrin teksa shijonin muzikën.

    Megjithatë, pak orë më vonë, po në rrjetin social Twitter vazhduan të qarkullojnë fotografi të tjera, ku dyshja mund të shihen duke u puthur me njëri-tjetrin – ndonëse nuk mund të dihet me saktësi, ngase videoja është xhiruar nga mbrapa.

    Takimi mes tyre u zhvillua pak orë pas koncertit që artistja mbajti në kryeqytetin spanjoll, në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.

    Ajo që i shtyu fansat të mendojnë se mes Dua Lipës dhe Aron Piper kishte ndodhur një flirt, është fakti se të dy prej disa kohësh janë beqarë.

    Ylli i muzikës pop së fundmi i dha fund lidhjes me modelin Anward Hadid, vëllain e Gigi dhe Bella Hadid.

    Marrëdhënia mes të dyve u ndërpre në fund të vitit 2021, zyrtarisht për shkak të angazhimeve përkatëse të punës dhe distancës mes të dyve.

    Interpretuesja e hitit “New Rules” është në fakt gjithnjë e më e zënë në mbarë botën mes lansimit të këngëve të reja dhe turneve, ndërsa modeli Hadid jeton dhe punon në New York.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!