×
  • Show Time
  • Show Time

    Prezantuesja e njohur merr sërish vëmendjen e të gjithëve, këtë herë për lansimin e një kënge hit

    Reporteri
    16 Dhjetor 2022 | 13:56

    Prezantuesja e njohur, Teutë Halili, ka marrë sërish vëmendjen e publikut siç ajo di.

    Derisa jemi mësuar që ta shohim në rolin e prezantueses, ajo ka sfiduar vetën edhe si këngëtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Unike në stil e në këndim, Teuta ka sjellur një këngë sa ritmike aq edhe sensuale, tamam këngë e duhur në këtë periudhë të vitit.

    Kënga e titulluar “Dhimbje”, e publikuar hiç më larg se dje, është pëlqyer shumë nga artdashësit.

    Në videospotin e këngës, Teuta shfaqet e veçantë e plot shije, alla Kleopatra.

    Edhe pse e para këngë e publikuar, Teuta duket të jetë një këngëtare që premton shumë, e që lehtësisht mund të zë vend në tregun muzikor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!