×
  • Show Time
  • Show Time

    Princesha Charlotte është më e pasur se Princi George

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 17:55

    Princesha Charlotte mund të jetë fëmija i mesëm i Princit William dhe Kate Middleton, por ajo mban vendin e parë për sa i përket pasurisë, që u vlerësua rreth 5 miliardë dollarë në vitin që lindi.


    Nga momenti i lindjes Princesha e vogël po ndjekje gjurmët e nënës për sa i përket stilit të veshjes dhe numrin e fansave që ka arritur dhe vlera e saj monetare e tregon atë.

    Në moshën 4-vjeçare, Princesha Charlotte po fiton të ardhura. Në fakt që nga momenti që lindi vlera e saj neto vlerësohej të ishte më e lartë se vëllai i saj i madh, Princi George, i cili pritet të trashëgojë fronin një ditë, transmeton oranews.

    Dhe veshjet e saj si edhe stili i modës po sjellin shuma të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

    Në vitin 2015, viti që lindi Charlotte, CNN raportoi se princesha kishte me vlerë afro 5 miliardë dollarë. Dhe katër muaj pas lindjes, Brand Finance vlerësoi se “Efekti Charlotte”, i cili është shumë i ngjashëm me ” Efektin Kate” dhe ” Efektin Meghan”, solli të ardhura 150 milion dollarë për vendin.

    Deri në vjeshtën e vitit 2018, vlera neto e princeshës erdhi në rreth 4.3 miliardë dollarë bazuar përsëri në raportet e Brand Finance.

    Reader’s Digest raporton se shuma e saj ka shkuar 5 miliardë dollarë.

    Mbreti i ardhshëm i Anglisë ka një vlerë neto prej rreth 3.2 miliardë dollarë deri në 3.6 miliardë dollarë që nga viti i kaluar. Kjo do të thotë se motra e tij është një fituese e qartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!