×
  • Show Time
  • Show Time

    Prishet miqësia e ngushtë mes Einxhel dhe Beniada, zbulohet arsyeja se pse ato nuk po flasin jashtë “BB VIP”

    Reporteri
    21 Mars 2022 | 15:35

    Ka tashmë një muaj që “Big Brother VIP” ka mbaruar dhe duket se raporteve mes ish-banorëve kanë ndryshuar.

    Dy nga vajzat më të lidhura në shtëpinë e famshme ishin Einxhel dhe Beniada, por duket se marrëdhënia mes tyre nuk është më njësoj.

    Burime për “Kryefjala” kanë zbuluar se vajzat kanë hatërmbetje me njëra tjetrën dhe gjithçka ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj. Duket se kjo është edhe arsyeja pse vajzat kanë ndërprerë miqësinë e tyre.

    Ndërkohë, Einxhel po vazhdon lidhjen e dashurisë me Dj Dagz, ndërsa e reja nga jeta private e Beniadës është se ajo ka blerë shtëpi të re në Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!