Covid-19 nuk ka kursyer as prezantuesen e njohur amerikane, Ellen DeGeneres. Pas testimit, ajo ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmin e ka bërë publik vetë Ellen me një postim në Twitter, në faqen e emisionit të saj “The Ellen DeGeneres Show”.
Për këtë arsye, edhe programi i famshëm “The Ellen DeGeneres Show”, do të ndalojë transmetimin të paktën deri në muajin janar.
“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju ??bëj me dije se pas testimit, rezultova pozitive me COVID-19. Fatmirësisht, tani ndihem mirë. Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është lajmëruar, dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura. Do të shihemi përsëri pas pushimeve”, – shkroi Ellen në Twitter dhe Instagram një ditë më parë.
View this post on Instagram
Në fakt, jo vetëm për shkak të infektimit të prezantueses, puna me “The Ellen DeGeneres” nuk po shkon edhe aq mirë. Prej kohësh, programit i ka rënë ndjeshëm shikueshmëria, por i janë larguar edhe një pjesë e mirë e sponsorëve që mundësonin programin. Për një periudhë të papërcaktuar, “The Ellen DeGeneres” nuk do të transmetohet derisa të vendoset për ecurinë e programit.