×
  • Show Time
  • Show Time

    Pse Eni Koçi nuk i bëri dhuratë Gencit për ditëlindje

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 21:17

    Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, feston sot ditëlindjen e tij të 40-të.


    Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e tij.

    Mirëpo një nga urimet më të veçanta, Genci e ka pranuar nga partnerja e tij, këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi.

    Ajo publikoi një fotografi të përbashkët të çiftit në Instagram, në mbishkrimin e së cilës zgjodhi fjalët më të mira për t’i uruar të dashurit të saj 40-vjetorin.

    “Urime ditëlindjen dashuri, për burrin tim të mrekullueshëm, i cili asnjëherë nuk heziton të më mrekullojë. Ti je shiku im i ngushtë dhe dashuria ime e përjetshme. Të dua me gjithë zemrën time Genc. PS: Unë doja të të jepja diçka vërtet të mahnitshme për ditëlindje dhe pastaj u kujtova që ti tashmë më ke mua”, shkroi këngëtarja Koçi në Instagram.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!