Reperja e njohur Tayna, në një kohë të shkurtër, është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme të Showbizit shqiptar.
Ajo është po ashtu shumë aktive në rrjete sociale ku publikon shpesh foto nga përditshmëria.
Së fundmi reperja ka postuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet me flokë të kapura dhe me një grim të lehtë.
Si gjithmonë fansat e kanë komplimentuar, por nuk kanë munguar as komentet negative.
“Përse je kaq e shëmtuar?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit.
Tayna nuk ka hezituar t’i kthejë një përgjigje, ndërmjet së cilës ka treguar se është një femër plot vetëbesim.
“Une s’jam miss, une jam kengetare. E mire apo e keqe, me hunde ose pa hunde, kjo qe m’ka fal Zoti. Mua m’pelqen vetja, ta kisha sygjeru edhe ty. Perderisa sheh gabime te une, ti s’je e kenaqur as me veten. Paqe e dashuri per ty!”,shkruan ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.