Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle në funeralin e monarkes me jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, nuk ishte grimosur siç jemi mësuar ta shohim me grim natyral. Pse Dukesha vendosi më shumë grim në funeralin e mbretëreshës se në dasmën e saj?
Me një look magjepsës, Dukesha Meghan iu përmbajt etikës së zisë mbretërore, duke veshur një fustan të zi elegant me pelerinë nga Stella McCartney dhe kapele të zezë me vathët e saj me perla, të cilët ia dhuroj Mbretëresha në vitin 2018, shkruan Insajderi.
Derisa, sytë i kishte grimosur me nuancë mjalti dhe rimel të dendur që theksonte bukurinë e Meghan.
Pasi u publikuan fotografitë nga funerali u vë re dallimi mes grimit që vendosi Dukesha ditën e funeralit të Mbretëreshës dhe grimit të ditës së dasmës së saj.
Grimi ishte befasues por, besohet se grimi që vendosi Markle në funeralin e monarkes Elizabeth ishte si shenjë respekti.
Nusja mbretërore Meghan Markle ishte bërë temë diskutimi pas paraqitjes së saj në dasmë në vitin 2018, kur kishte grimuar vetën dhe dukej krejtësisht natyrale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.