Një çift i ri është zbuluar ditëve të fundit. Fjala është për këngëtaren kosovare Genta Ismajli dhe të dashurin e saj tur Huseyin.
Ashtu si Genta në Kosovë për muzikë edhe i dashuri i saj është emër i njohur si biznesmen në Turqi.
Huseyin 39-vjeçar, është me origjinë turke por që në moshën 10-vjeçare kishte migruar në Gjermani, ai tani është pronar i një kompanie e cila vepron në Zvicër dhe Turqi, shkruan Magazina.al
Nuk dihet se sa gjatë Genta dhe Huseyin kanë nisur romancën e tyre, por ka një kohë që këngëtarja 35-vjeçare shihet shpesh në Turqi, ndërsa këto ditë është zbuluar edhe video ku të dy shihen duke u puthur në një ndejë diku në Turqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.