×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohen pamjet: Bora Zemani po e ndjekë ish të dashurin gjatë qëndrimit në Big Brother

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 17:10

    Gjatë ditës së djeshme, brenda shtëpisë më të famshme shqiptare, Donald Veshaj tha se ribashkimit me Bora Zemanin nuk i dihet.

    Aktori zbuloi se të dy ishin fajtor për ndarjen, dhe se të ardhmes nuk i dihet, shkruan Reporteri.net.

    https://www.dailymotion.com/video/x84sl6i

    Veshaj gjithashtu tha se familja e tij nuk e kishte problem që Bora Zemani kishte një fëmijë, pasi sipas tij ata shohin vetëm lumturinë e djalit të tyre.

    Një faqe në Instagram, që po publikon gjithë kohës video nga ngjarjet më interesante në Big Brother VIP, ka zbuluar se ka qenë Bora Zemani ajo e cila ka parë edhe këtë pjesë ku Donaldi flet për të.

    Kujtojmë se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë për tre vite, derisa janë ndarë muaj më parë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!