Mëngjesin e ditës së sotme, policia italiane ka arrestur 13 persona që dyshohen për trafikim droge, ku në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila.
“Corriere della Città” ka publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimeve që janë kryer, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.
Sipas “Corriera della Citta“, bëhet e ditur se 41-vjeçarja, Elsa Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.
Aktualisht është në kërkim një tjetër shtetas shqiptar, i cili ka pasur rolin kyç në gjithë këtë organizim./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.