Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Erjon Geca, me anë të rrjeteve sociale, ditët e fundit është përfshirë në debatin për skandalin mes Teas, Beartit dhe Andit.
Ai përmes disa postimeve ka deklaruar se e di të gjithë atë që ndodhi brenda emisionit, duke theksuar vazhdimisht se produksioni e dinte për lidhjen e ‘bujshme’ mes Teas dhe Beartit.
Por, pasi është kërcënuar se do t’i mbyllet Instagrami, Erjoni vendosi të ‘shpërthejë bombën’, andaj publikoi një audio-incizim.
Fillimisht, ish-konkurrenti tha se produksioni e dinte gjithë atë që po ndodhte jashtë emisionit që prej muajit dhjetor.
Por, sipas tij, ata u mbajtën brenda për arsye audience, ndërsa imazhi i tyre është shfrytëzuar për arsye përfitimi.
Në atë audio, dëgjohet teksa Olsa po bisedonte me një konkurrent (nuk dihet nëse është Erioni), të cilit i thotë të shkojë të nesërmen për të biseduar për Beartin.
Ajo ndër të tjera dëgjohet duke thënë “Po nga na doli ky Bearti, më bëhet qejfi për këtë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.