×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

    Reporteri
    30 Maj 2023 | 17:31

    Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 2.

    Ata bënë betimin dhe i thanë “Po, pranoj” njëri-tjetrit në sy të miliona shqiptarëve, para ofiqarit i cili ishte kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

    Mirëpo ashtu siç edhe u aludua se martesa e tyre mund të jetë e pavlefshme (shkaku i rezidencës së Luizit), duket se ashtu po rezulton edhe të ketë qenë.

    Këngëtari shkodran i cili së fundmi ka ndërruar veprimtarinë e tij të biznesit dhe ka shlyer detyrimet e mbetura, ka paraqitur edhe dokumentet personale për të kryer këtë procedurë.

    E për ta bërë këtë sigurisht që krahas të dhënave personale, figuron edhe statusi civil, i cili në rastin konkret ka rezultuar të jetë “beqar” dhe jo “i martuar”.

    Në dokumentet të cilat tashmë janë bërë publike në rrjetet sociale, figuron statusi beqar i fituesit të Big Brother VIP Albania, martesa e të cilit në finalen e madhe duket të ketë qenë vetëm fiktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!