Lini për pak çfarë keni në dorë për momentin dhe shihni trailerin e filmit më të diskutuar kohët e fundit: House of Gucci!
Në rast se nuk keni patur internet kohët e fundit: Lady Gaga dhe Adam Driver prej kohësh po xhirojnë për “House of Gucci” që portretizon jetën e themeluesit të Gucci-it, Maurizio Gucci dhe bashkëshortes së tij, Patrizia Reggiani.
Së fundmi, përmbledhjen e çfarë do të shihni në film e gjeni më poshtë, deri në momentin kur gruaja Reggiani akuzohet dhe dënohet për vrasjen e së shoqit në 1995-ën.
Gaga- që nga traileri na kujton sërish se ka potencial për të qenë një yll filmash dhe fituese e çmimeve Oscar, është futur nën petkun e personazhit për të bërë më të mirën e saj.
Sigurisht, theksi i saj unik s’mund të mos tërheqi vëmendjen e të gjithëve, sidomos kur në fund të trailerit thotë “Father, son, House of Gucci”, ashtu siç mund ta bëjë vetëm ajo.
Pritet që premiera e filmit të mbahet në 24 nëntor, kështu që deri atëherë, na duhet të presim dhe ca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.