Një debat i ashpër mbrëmë ka ndodhur mes Donaldit dhe Einxhelit në shtëpinë e Big Brother VIP.
Moderatorja shqiptare i ka thënë Donaldit se ai është bërë i njohur nga historia e tij me Bora Zemanin, e që këtij të fundit kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Madje, përveç Einxhelit, këtë gjë pas spektaklit ia tha edhe Arjola Demiraj, e cila u shpreh se nuk e kishte njohur më parë.
Untitled design (Përveç Einxhel Shkirës, edhe kjo banore e BB i thotë Donaldit se e ka njohur nga Bora Zemani6) from Gazeta Online Reporteri on Vimeo.
Por, po të kthehemi pas në kohë, edhe vet Bora Zemani ka thënë një gjë të tillë.
Në një intervistë që dyshja kanë realizuar kohë më parë, Bora Zemani i thotë Donaldit se e njeh atë nga historia e dashurisë e vëllait të tij, Romeos me Jonida Maliqin.
“Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete “Ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida”, thotë Bora./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.