×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet videoja e Andi Shehut dhe Alvisës së “Për’puthen” kohë më parë

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 18:29

    Alvisa Qarri është një nga vajzat më të komentuara të këtij sezoni në “Për’puthen”. E ditën e sotme ajo është vendosur në qendër të mediave, por jo për ndonjë zhvillim që lidhet me emisionin apo konkurrentët aktualë.


    Por, për shkak të një fotoje dhe videoje që po qarkullon në rrjet, ku Alvisa shihet krah Andi Shehit, i njohur ndryshe si “Andi 1” i “Për’puthen 2”.

    https://www.dailymotion.com/video/x84jfso

    As fotoja dhe as videoja nuk janë të kohëve të fundit, pasi Alvisa është brune në foto dhe bjonde tani në emision. Ata shihen në Liqenin Artificial të Tiranës, teksa videoja duket se është regjistruar për rrjetet sociale. “Edhe këtu do më dalësh?”- i thotë Alvisa Andit që (sipas videos) e ndjek kudo. Teksa në fund mbyllet me Andin që i thotë se është shumë e bukur.

    Nuk dihet se nga njihen Andi me Alvisën por jemi shumë kuriozë të mësojmë se çfarë fshihet pas videos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!