Punonjësja e McDonald’s, e cila e deklaroi veten si njëra prej grave që i kanë dhënë Cristiano Ronaldos hamburgerë si fëmijëve, nuk është njëra nga tre femrat që po i kërkon superylli portugez.
Futbollisti i Juventusit ka thënë se do të dëshironte t’ua shpërblente mirësinë tri grave që i kishin dhënë ushqim gjatë kohës kur ishte fëmijë dhe prandaj do të dëshironte t’i takonte dhe të dilte për darkë me to.
Pasi Ronaldo e kërkoi një grua me emrin Edna dhe dy të tjera, Paula Leca doli si njëra prej tyre. Në një prononcim për një radio portugeze, ajo kishte thënë se si CR7 dhe lojtarët tjerë të Sportingut të Lisbonës kishin trokitur në derë dhe kishin lypur për të ngrënë.
Mirëpo, sipas Piers Morgan, ajo nuk është njëra nga tri femrat që i kërkonte lojtari gjatë intervistës. “Ajo nuk është njëra prej tri femrave që iu referohej Ronaldo. Kërkimi po vazhdon”, ka shkruar Morgan në Twitter.34-vjeçari kishte dhënë një intervistë të gjatë në emisionin Morgan duke treguar për fëmijërinë e vështirë që kishte kaluar në Portugali.
Ai ka treguar se së bashku me të rinjtë tjerë në Lisbonë, pas stërvitjeve e vizitonin një restorant të McDonald’sit, ku tri punëtore u jepnin ushqim falas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.