Fifi ka konfirmuar lidhjen e re.
Bëhet fjalë për Adis Patushin, i cili është një emër i njohur për showbizzin.
Patushi ka qenë i martuar me modelen, Adrola Dushi, me të cilën ka dhe një djalë. Këngëtarja e konfirmuar romancën e re gjatë një koncerti të mbajtur ditën e djeshme.
Në rrjet ka qarkulluar videoja ku dyshja shihen duke u puthur. Kujtojmë që Fifi u përfol se kishte nisur një romancë të re pas daljes nga shtëpia e Big Brother me Granit Canën.
Këngëtarja pati shprehur pëlqimin për Granitin që kur ishin brenda në BB, por ky i fundit tha se e shihte si motër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.