Luizi javën e kaluar u shpall fitues i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.
Ai ishte një nga konkurrentët më të komentuar në këtë format që u komentua në masë të madhe për qëndrimin brenda, batutat si dhe për formën e lojës.
I njëjti shpesh në shtëpi ka përmendur edhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.
E së fundmi për raportin e tyre është pyetur edhe Armina Mevlani, e cila është e martuar me djalin e Berishës, Shkëlzenin.
“A do ta takoi Sali Berisha Luizin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës në opsionin pyetje-përgjigje në Instagram.
Modelja shqiptare nuk ka ngurruar të përgjigjet, teksa ka qeshur duke thënë: “Hahahaha, nuk jam sekretaria e asnjërit prej të dyve për momentin, nuk e e di”.
Artisti shkodran nga ana tjetër po shijon famën në masë të madhe, gjersa ka filluar menjëherë me koncerte e mbrëmje muzikore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.