Zakonisht formatet e tilla si BBVIP, shpeshherë vetë banorët që kanë qenë pjesë e tyre, nxjerrin prapaskenat nga aty, ku hidhen dyshime edhe për fituesin në fund.
E një deklaratë të tillë së fundmi e ka bërë edhe ish-banori i BBVIP, MC BEKA i cili hodhi dyshime se për fituesin nuk vendos publiku, por produksioni.
I ftuar në emsionin “2 EMRA 3 ARSYE” me Shoqja Edonë dhe Halil Halili, MC Beka u shpreh se populli s’do jetë ai që do bëjë zgjedhjen në fund, dhe se ai nuk ishte banori që duhej të dilte, në javën kur dhe u largua nga ky format.
“Sa dush me votu populli, po me doket që populli s’ka me zgjedh. E kam atë bindje, që kom drejtë me thanë. Ça ta merr mendja, pse dola unë, për shkak se m’kanë votu njerëzit a?”, ishte deklarata e Bekës.
MC Beka gjithashtu tha se në dyshen e fundit mendon se do jetë Xhuli së bashku me Vedatin e Stupcave.
“2 EMRA 3 ARSYE” është prodhim i Gazetës Online Reporteri.net. Emisioni ka në qendër të vëmendjes komentimin dhe analizimin e situatave brenda “Big Brother VIP”, edicionit kosovar dhe atij në Shqipëri. “2 EMRA 3 ARSYE” shfaqet çdo të martë dhe të diel, prej orës 23:00, në RTV Dukagjini. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.