×
  • Show Time
  • Show Time

    Ramë Lahaj: Dje e përcolla vëllain për Gjermani, as me i çu ment s’po guxoj se çfarë dhimte kanë familjarët e viktimave në Kroaci

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 10:50

    Ngjarja tragjike e ndodhur në Kroaci ka tronditur mbarë popullin shqiptarë.


    Kjo ka prekur edhe tenorin, Ramë Lahaj i cili përmes një shkrimi ka treguar se një ditë më parë kishte përcjellur vëllain për në Gjermani, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Shkrimi i plotë:

    Dje me sabah e përcolla vllaun e dyte per Gjermani. Nji nat’ përpara u mundova me i ba pak muhabet, ia shtrova nji darke, e ia knova do kange qe i ka per qef – se e kish shkrumu malli qe nji vjet.

    Per me ba ma me shume shyhret percjelljen e tij per gyrbet u mledhen krejt anetaret e familjes, ani pse Nana s’mujti me na u bashku. S’mujti se e kan lane kamte tu nga mas neve, i ka rrite 8 fmije. Po na se nalem shyhretin tu e dite qe ajo lumturohet kur e din qe na po knaqem.

    E dje gjate dites morra vesh per aksidentin ne Kroaci ! Me njiqin pune rreth festivali, nuk mujsha me u nal’- e u permbajsha, po mrena isha mush’ tan lot vaji. M’doket nja dhjet here e kam thirre vllaun me e vertetu qe o mire.

    As me i qu ment spo guxoj se çfare dhimte kan familjart e tyne. Spo guxoj se s’jam qaq i fort’. Po Zotit pi lutna qe shpirtat e tyne t’bardhe me gjete qetsine ne parajse.

    Krejt familjarve e bashkatdhetarve ngushllimet ma t’sinqerta. Zoti u dhashte foce e gajret.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!