×
  • Show Time
  • Show Time

    Rashica me të dashurën, në klubet e Prishtinës deri në orët e para të mëngjesit

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 10:39

    Milot Rashica pasi shkëlqeu me Përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshjet eliminatore të “Euro2020”, është duke i “shijuar” ditët në Kosovë.


    Rashica shënoi kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, madje në ndeshjen kundër kombëtares bullgare ishte më i miri, pasi edhe dhuroi asistin e golit të fitores historike që e shënoi Elbasan Rashani.

    Miloit dhe bashkëshortja e tij, Belkiz mbrëmë kanë qenë aktiv në jetën e natës. Belkizi në rrjetin social Instagram ka postuar disa fotografi në “InstaStory”, në të cilat shihet së bashku me Rashicën.

    Sipas këtyre fotografive, Belkizi dhe Rashica kanë qenë në dy diskotekat më të mira në Prishtinë, “Zone Club” dhe “Duplex Club”.

    Ish talenti i KF Vushtrrisë sot do të zhvillojë një ndeshje kundër skuadrës së Granit Xhakës “Ndeshja e Yjeve”, ndeshje kjo që organizohet nga komuna e Prishtinës.Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!