×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagimi i familjarëve të Eglës pasi ajo u shpall fituese e Big Brother VIP Albania 3

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 10:55

    Egla Ceno është fituesja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, pas një rrugëtimi të gjatë në spektaklin tejet të ndjekur.

    Pas kaq shumë muajsh, sezoni i tretë i Big Brother VIP Albania përfundoi zyrtarisht të shtunën, duke shpallur fituese, aktoren dhe banoren tejet të komentuar të këtij edicioni.

    Egla, e cila pas fitores ka bërë reagime të shumta në internet, ka publikuar së fundmi një video të familjarëve, gjegjësisht reagimit të tyre kur mësuan se ajo u shpall fituese.

    Siç duket vëllezërit e Eglës e përcollën finalen e madhe nga shtëpia e tyre dhe nuk ishin të pranishëm në tribunat e Top Channel.

    Sidoqoftë, reagimi i tyre ishte tejet emocionues kur Ledion Liço tha emrin e Eglës si fituese e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

    “Kush ka vëllezër botën ka”, ka shkruar Egla në videon e publikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!